Gjermania prenë biletën për ‘Euro 2020’, ashtu edhe Holanda

  • 16 November 2019 - 23:20
Gjermania prenë biletën për ‘Euro 2020’, ashtu edhe Holanda

Gjermania dhe Holanda janë skuadrat e radhës që janë kualifikuar në Euro 2020

Gjermania e ka shkatërruar 4-0 Bjellorusinë, duke u kualifikuar në kampionatin Evropian.

Leon Goretzka, Matthias Ginter dhe dy herë Toni Kroos shënuan për vendasit, që bën paraqitje fantastike për 90 minuta.

Holanda gjithashtu është skuadra që ka siguruar kualifikimin në Euro 2020 nga Grupi C, ani pse barazoi pa gola me Irlandën e Veriut.

Austria dhe Kroacia, janë ekipet tjera që sonte siguruan kualifikimin në Euro 2020.

(Kosova Sot Online)