Harry Kane ka një mesazh për tifozët para ndeshjes me Kosovën

  • 17 November 2019 - 09:51
Harry Kane ka një mesazh për tifozët para ndeshjes me Kosovën

Harry Kane u ka bërë thirrje tifozëve që të mos vërshëllejnë lojtarët e Anglisë – pasi Joe Gomez nuk u mirëprit nga tifozët anglezë në fitoren 7-0 kundër Malit të Zi në Wembley të enjten.

Mbrojtësi i Liverpool, Gomez ishte përfshirë në një grindje me Raheem Sterling të Manchester Cityt në kampin e Anglisë të hënën. 

Megjithatë, Gomez nuk do të jetë i grumbulluar sonte për ndeshjen ndaj Kosovës, por Kane ka bërë thirrje që askush të mos vërshëllehet.

“Unë mendoj se asnjë lojtar nuk duhet të vërshëllehet, kështu që shpresoj se nuk do të ndodhë me Joe ose Raheem nëse ata luajnë kundër Kosovës të dielën”, tha Kane.

(Kosova Sot Online)