Anglia favorite shumë e madhe për ta mposhtur Kosovën, sipas bastoreve

  • 17 November 2019 - 11:16
Anglia favorite shumë e madhe për ta mposhtur Kosovën, sipas bastoreve

Anglia është favorite shumë e madhe për të fituar kundër Kosovës sonte në ndeshjen e fundit kualifikuese mes tyre për Euro 2020, sipas bastoreve më të mëdha botërore.

Kombëtarja verdhekaltër, tashmë jashtë garës për t’u kualifikuar, është nikoqire e Anglisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në ndeshjen e fundit për të dy ekipet kombëtare në Grupin A kualifikues që nis në orën 18:00, me këtë të fundit që është kualifikuar tashmë.

Njëra prej shtëpive më të mëdha të basteve, Paddypower, e sheh Anglinë si favorite të madhe pasi i ka vënë kuotën 1.33 për të fituar, derisa fitores së mundshme të Kosovës i vë kuotë shumë të lartë, 7.50. Barazimi vlerësohet me kuotën 4.50.

Vlerësimi i bastoreve për ndeshjen Kosovë – Angli

Anglia synon ta fitojë në mënyrë që të sigurohet se do ta mbyllë fushatën kualifikuese në vendin e parë dhe t’i shmangë kombëtaret e mëdha në shortin e Evropianit.

Kosova ka për qëllim ta përmbyllë në mënyrën më të denjë të mundshme fushatën e saj të parë kualifikuese për Evropian pranë tifozëve të vet në stadiumin ku s’di për humbje. 

Edhe pse nuk ia doli të kualifikohet në Euro 2020 përmes rrugës tradicionale, Kosova do ta ketë një mundësi të dytë ta bëjë këtë, përmes rrugës së play-off në Ligën e Kombeve.

Në mars, “Dardanët” do të përballen me Maqedoninë Veriore në një ndeshje gjysmëfinale dhe në rast fitoreje, do të luajnë një ndeshje finale ndaj fituesit të gjysmëfinales tjetër mes Bjellorusisë dhe Gjeorgjisë.

Image

(Kosova Sot Online)