Kosovë-Angli: Rashica me statistika më të mira se Rashford

  • 17 November 2019 - 14:33
Kosovë-Angli: Rashica me statistika më të mira se Rashford

Ndeshja mes Kosovës dhe Anglisë përveç tjerash do ta sjellë edhe një duel kokë me kokë mes dy anësorëve të talentuar, Milot Rashicës dhe verdhekaltërve dhe Marcus Rashfordit të “Tre luanëve”.

Por statistikat tregojnë se ylli i Werder Bremen ka vlerësim më mbresëlënës së sulmuesi i Manchester United.

Kombëtarja verdhekaltër, tashmë jashtë garës për t’u kualifikuar, është nikoqire e Anglisë në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë, në ndeshjen e fundit për të dy ekipet kombëtare në Grupin A kualifikues që nis në orën 18:00, me këtë të fundit që është kualifikuar tashmë. 

Rashford ka dy gola më shumë të shënuara deri tani këtë sezon në ligë, 6 në total, se Rashica, 4 në total. Por anglezi i ka pesë ndeshje më shumë të zhvilluara se kosovari, sipas Ëhoscored.com.

Të dy posedojnë numrin e njëjtë të asisteve, sipas Ëhoscored.com.

Rashica, megjithatë, e mund Rashfordin me pasime kyçe, 1.7 për ndeshje, krahasuar me 1.5 për ndeshje, si dhe me driblime, me kosovarin që i bën 2.2 driblime për ndeshje, krahasuar me 1.8 të anglezit.

Vlerësimi i përgjithshëm që Ëhoscored.com u jap atyre e nxjerr 23-vjeçarin nga Vushtrria si më të mirë, 7.49, krahasuar me 7.22 të 22-vjeçarit.

Image

(Kosova Sot Online)