Kryeziu: I kënaqur me ato çka ka arritur Kosova në këto kualifikime!

  • 17 November 2019 - 17:45
Kryeziu: I kënaqur me ato çka ka arritur Kosova në këto kualifikime!

Hekuran Kryeziu ka arritur në stadiumin “Fadil Vokrri”

Gjatë ditë së djeshme ai ka qëndruar gjithë kohën me Kombëtaren e Kosovës, derisa aktualisht është në ‘Fadil Vokrri’ dhe për Super Sport, ka folur para takimit me Anglinë.

“Jam shumë i kënaqur se si ka kaluar ky kualifikim për Kombëtaren tonë. Kur është hedhur shorti s’kemi besuar se do të kemi kaq shumë shanse reale deri në dy takimet e fundit”, u shpreh Hekurani.

“Ndeshja me Anglinë? Ndeshje pa stres, do të jem në tribunë pa stres, s’kemi më shanse, por publikut, popullit tonë për herë të fundit në këto kualifikime duhet t’i dhurojmë lojë të mira, me u përshëndet më së miri me ta”.

“A do të jemi gati për mars? Besoj se do të jemi gati, deri në mars janë 3-4 muaj dhe do të jemi të gjithë gati, kemi me kanë gati”.

Kosova dhe Anglia do t’i përmbyllin eliminatoret për ‘Euro 2020’ me ndeshjen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, ku është premtuar një atmosferë e veçantë nga ‘Dardanët’.

Fatkeqësisht, pas humbjes nga Çekia 2-1, për Kosovën kjo sfidë vlen vetëm për statistika, derisa Anglia tashmë është kualifikuar në Kampionatin Evropian.

Megjithatë, ‘Dardanët’ kanë një tjetër mundësi për të preku ëndrrën Evropiane, përmes Ligës së Kombeve, kjo bën që sonte, entuziazmi të vazhdojë të jetë i madh, pasi ëndrra e shqiptarëve vazhdon dhe ka mundësi të bëhet realitet. 

(Kosova Sot Online)