Kosova humb kundrejt Anglisë, megjithatë ende ka shpresë

  • 17 November 2019 - 19:45
Kosova humb kundrejt Anglisë, megjithatë ende ka shpresë

Sonte në zemër të Prishtinës, ekzaktë në stadiumin "Fadil Vokrri", përfaqësuesja e Kosovës në futboll ishte nikoqire e Kombëtares së Anglisë, shkruan gazeta "Kosova Sot Online".

Image

Me një atmosferë impozante, fillimisht ishte Anglia që kaloj në epërsi ndaj Kosovës në minutën e 32' përmes  mesfushorit Harry Winks ai që shënoi pas asistimit nga Oxlade-Chamberlain.

Image

Pjesa e parë përfundoj me epërsinë e Anglisë.

Me të filluar pjesa e dytë, futbollistët kosovarë patën disa raste, por të pa fat në konkretizim.

Image

 
Në këtë rast, më me shumë fat ishin anglezët, që në minutën e 79′ – shfrytëzuan një gabim në mbrojtjen e Kosoves, dhe shënoj Harry Kane.


Ende pa u kthjellur nga goli i dytë, vjen goli i tretë nga sulmuesi i Manchester United, Marcus Rashford, i cili shënoi për 0-3 në minutën e 83’.

Në çastet e fundit të takimit, Anglia tundi rrjetën për 4 me 0, me golin e Mount (90’).

Image


Pavarësisht humbjes, Kosova ende ka shpresë për kualifikim përmes Lidhjes së Kombeve më 2020, ku e pret ndeshja kundrejt Maqedonisë së Veriut.


(Kosova Sot Online)