Hadërgjonaj: Nuk merituam të humbim 0-4 nga Anglia

  • 17 November 2019 - 20:21
Hadërgjonaj: Nuk merituam të humbim 0-4 nga Anglia

Mbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka folur pas humbjes 0-4 të “Dardanëve” në ‘Fadil Vokrri’ nga Anglia.

“Humbja e parë është ditur se do të vijë një ditë në Fadil Vokri, ndodhi sot. Jemi të dëshpëruar sepse nuk merituam të humbim 0-4, bëmë lojë të mirë. Në fund kualiteti ke më i madh i anglezëve, një shans, dy shansa, ata nuk falin. Është një mësim i mirë për ne, duhet të përmirësohemi”, u shpreh ai.

“Deri më tani që kam luajtur me Kosovën kam treguar formë të mirë, trajneri më ka besuar dhe unë për Kosovën gjithmonë tentoj të jap më të mirën”.

“Shiqyr ne kemi një tjetër shans tani, kundër Maqedonisë dhe shpresoj që të përgatitemi si ekip dhe do të marrim këtë eksperiencë që e kemi fituar në këto kualifikimeve dhe të bëhemi gati për atë ndeshje”. 


(Kosova Sot Online)