Nuhiu: Duhet të qëndrojmë me kokën lart, ëndrra vazhdon

  • 17 November 2019 - 21:08
Nuhiu: Duhet të qëndrojmë me kokën lart, ëndrra vazhdon

Sulmuesi i Kosovës, Atdhe Nuhiu, thotë se Kosova ka qenë duke e luftuar Anglinë deri në çerekun e fundit të ndeshjes kur kundërshtarët shënuan tri gola një pas një.

“Besoj deri te minuta e 75-të, jemi munduar dhe kemi luftuar kundër një ekipi tepër të fortë. Deri aty ishim mirë, por pastaj e humbën koncentrimin”, ka thënë Nuhiu.

“Golat ishin gabimet tona, e ata e shfrytëzuan mundësitë”, shton sulmuesi.

Megjithatë ai është krenar për rrugëtimin e kombëtares së Kosovës në kualifikimet për Euro 2020, ndonëse dardanët shpresojnë që aty të arrijnë përmes Ligës së Kombeve, pasi nuk arritën të kualifikohen direk.

“Jam krenar me të gjithë. Besoj që e kemi treguar se cka është Kosova dhe cka mund të pritet prej Kosovës. Ne duhet të jemi me kokën lartë për ta realizuar ëndrrën”, ka thënë Nuhiu. 

(Kosova Sot Online)