Tolisso dhe Griezmann shënojnë golat e parë në stadiumin e ri të Shqipërisë

  • 17 November 2019 - 21:30
Tolisso dhe Griezmann shënojnë golat e parë në stadiumin e ri të Shqipërisë

Tolisso e Griezmann janë ata që kanë shënuar golat e parë në “Air Albania”

Franca po e mposhtë 2-0 Shqipërinë.

Rezultati u zhbllokua në minutën e tetë, shënoi mesfushori i Bayern Munich, Corentin Tolisso, duke ia bërë sefte në “Air Albania”.

Golin tjetër e shënoi sulmuesi, Antoine Griezmann.

Futbollisti i Barcelonës i shënoi Shqipërisë për rezultatin 1-0 në minutën e 31-të.

Sonte është përuruar stadiumi modern “Air Albania”, i cili është i stërmbushur me tifozë kuqezinj.


(Kosova Sot Online)