“Golat ishin të evitueshëm, në pjesën e dytë i shkaktuam probleme Francës”

  • 17 November 2019 - 23:11
“Golat ishin të evitueshëm, në pjesën e dytë i shkaktuam probleme Francës”

Ashtu si Kosova, edhe Shqipëria i ka mbyllë me humbje eliminatoret për ‘Euro 2020’, në përurimin e stadiumit ‘Air Albania’

Kombëtarja shqiptare është mposhtur 0-2 në stadiumin e ri ‘Air Albania’ nga kampioni i botës, Franca, duke i mbyllur me humbje eliminatoret për Kampionatin Evropian.

Rezultati u zhbllokua në minutën e tetë, shënoi mesfushori i Bayern Munich, Corentin Tolisso, duke ia bërë sefte në “Air Albania”, derisa për 0-1 shënoi Griezmann në minutën e 32-të.

Pas ndeshjes, mesfushori i ri, Keidi Bare, tha se Kombëtarja bëri lojë të mirë, ne veçanti në pjesën e dytë, derisa mendon se golat që pranuan – do të kishin qenë lehtë të evitueshëm.

“Pësuam dy gola që ishin të evitueshëm. Kur pëson dy gola të bie morali. Kurse në pjesën e dytë, ata nuk sulmuan shumë, ndërsa ne kishim disa raste. Por në fund, ata janë Franca dhe të gjithë i dinë kualitetet e tyre. Luajnë në ekipe shumë të mëdha. Gjithë ekipi i tyre na vuri në vështirësi”, u shpreh Bare për Super Sport. 

(Kosova Sot Online)