Arsenali e ka primare transferimin e turkut Soyuncu

  • 18 November 2019 - 09:21
Arsenali e ka primare transferimin e turkut Soyuncu

Caglar Soyuncu është njëri nga mbrojtësit më të vlerësuar momentalisht në elitën e futbollit anglez.

Qendërmbrojtësi turk ka pasur paraqitje jashtëzakonisht të mira me ish-kampionin Leicester City. 23-vjeçari falë formës së lartë që ka treguar është bërë objektiv i skuadrave të mëdha angleze, por edhe më gjerë.

Kampioni në fuqi Manchester City interesohet për të, por edhe skuadrat londineze Arsenal e Tottenham Hotspur.  Mirror shkruan se Topçinjtë kanë primare afrimin e turkut Caglar Soyuncu në afatin kalimtar të janarit.

Topçinjtë janë të gatshëm të shpenzojnë deri në 50 milionë euro për ta afruar qendërmbrojtësin në Emirates.

(Kosova Sot Online )