Pamje: Kështu e turpëroi Vojvoda dyshen angleze Harry Kane dhe Hudson-Odoi

  • 18 November 2019 - 11:00
Pamje: Kështu e turpëroi Vojvoda dyshen angleze Harry Kane dhe Hudson-Odoi

Mërgim Vojvoda është bërë hit në rrjetet sociale pas një veprimi tij shkëlqyer individual në duel me Harry Kane dhe Callum Hudson-Odoi në ndeshjen kualifikues për Euro 2020 mes Kosovës dhe Anglisë.

Mbrojtësi anësor i Standard Liege pati një paraqitje mesatare në humbjen e thellë të Kosovës 4:0 kundër Anglisë të dielën në ndeshjen e fundit kualifikuese mes tyre në stadiumin Fadil Vokrri në Prishtinë.

Por një rast kur ai i tregoi shkathtësitë në duel me sulmuesit Kane dhe Odoi ka marrë vëmendjen, sidomos në rrjetet sociale.

24-vjeçari u zu ngushtë të mes vijës anësore dhe asaj fundore, por një lëvizje e shkëlqyer duke e pasuar topin thembër te bashkëlojtari i tij Amir Rrahmani.

Për më shumë, shikojeni videon më poshtë.

(Kosova Sot Online)