Ripërtëritja e kontratës së Messit, prioritet për Barcelonën

  • 18 November 2019 - 14:50
Ripërtëritja e kontratës së Messit, prioritet për Barcelonën

Ripërtëritja e kontratës së Lionel Messit është prioritet për Barcelonën, sipas drejtorit sportiv të klubit, Eric Abidal.

Ka plot gjëra të tjera në të cilët i duhet Barcelonës të përqendrohet, por më e rëndësishmja është të sigurohet se ylli i vet kryesor do ta vazhdojë karrierën në Camp Nou.

“Ai (Messi) është lojtar kyç për ne dhe e ka mundësinë për t’u larguar në fund të marrëveshjes aktuale”, tha Abidal për Sport.

Ai shtoi se presidenti i Barçës, Josep Maria Bartomeu, është duke folur me përfaqësuesit e sulmuesit argjentinas.

“Por e di se Presidenti po flet me përfaqësuesit e tij për t’u siguruar se arrihet marrëveshje e re një herë e përgjithmonë”, shtoi ai.

“Shpresoj se ai do të qëndrojë për shumë vjet, dhe mendoj se kështu do të jetë. Leos i takon ta marrë vendimin. Dhe ai thotë se Barcelona është e para dhe më e rëndësishme. Ai është më i miri”, theksoi ai. 

(Kosova Sot Online)