Klubi tenton t’i mohojë thirrje raciste duke i quajtur pëllitje të lopëve, detyrohet të kërkojë falje

  • 18 November 2019 - 15:27
Klubi tenton t’i mohojë thirrje raciste duke i quajtur pëllitje të lopëve, detyrohet të kërkojë falje

Klubi holandez Den Bosch ka kërkuar falje për komentet e ngutshme përmes të cilave kishte tentuar t’i mohonte thirrjet raciste në stadiumin e vet, duke pretenduar se ato ishin pëllitje lope.

Tifozët bënë thirrje raciste ndaj lojtarit me ngjyrë Ahmad Mendes Moreira në barazimin e Bosch 3:3 kundër Excelsior në Eerste Divisie – nivelin e dytë të futbollit holandez – të dielën.

Bosch ishte përpjekur t’i mohonte thirrjet raciste të tifozëve të vet ndaj Moreira duke pretenduar se ajo që ishte dëgjuar në stadium ishin pëllitje të lopëve.

Por duke se klubi holandez i ka rënë pishman shpejt, pasi ka kërkuar falje për atë që e kishte pranuar si deklaratë të ngutshme dhe është zotuar se do të merret me këtë çështje.

“FC Den Bosch gaboi plotësisht dje me një deklaratë të ngutshme. Reagimi ishte gafë e madhe, për të cilën ju kërkojmë falje të gjithëve, e në veçanti lojtarit të Escelsior, Ahmad Mendes Moreira”, thuhet në reagimin e Bosch.

“Duket se u bënë thirrje raciste nga tribunat dje. Jemi të tronditur nga ajo që ka ndodhur. Klubi do të hetojë edhe më tej për atë që ndodhi, në mënyrë që t’i gjejë dhe ndëshkojë kryerësit”, thuhet tutje në reagim.

(Kosova Sot Online)