Ja cilët lojtarë të Juves rrezikojnë ndeshjen me Atalantën

  • 18 November 2019 - 16:29
Ja cilët lojtarë të Juves rrezikojnë ndeshjen me Atalantën

Grumbullimi me kombëtaret ka sjellë lajme jo fort të mira për Maurizio Sarrin ,që rrezikon të përballet me Atalantën fundjavën e ardhshme me dy mungesa të rëndësishme si ajo e mesfushorit Miralem Pjanic dhe mbrojtësit brazilian Alex Sandro.

Analizat për mesfushorin boshnjak konfirmuan thjesht një lodhje muskulore dhe Pjanic do të mbërrijë vetëm nesër në Torino, por gjasat janë që ai të mos e nisë nga minuta e parë ndeshjen në transfertë ndaj Atalantës.

Më e keqe duket situata për mbrojtësin brazilian që u dëmtua në ndeshjen ndaj Argjentinës. Alex Sandro është lënë jashtë ndeshjes miqësore me Korenë e Jugut dhe do të rikthehet në Torino ditën e mërkurë, por paraprakisht dyshohet se do të rrijë jashtë për të paktën 2-3 javë.

(Kosova Sot Online)