Hatem Ben Arfa, vazhdon të mbetet një lojtar i lirë

  • 18 November 2019 - 16:32
Hatem Ben Arfa, vazhdon të mbetet një lojtar i lirë

Ulja e Thiago Mottas në pankinë duket se ka ndryshuar disi skuadrën e Genoas, pas një nisje tepër të dobët të sezonit. Ekipi ndodhet ende në zonën e ftohtë të renditjes dhe për ta ndryshuar diçka të tillë normalisht kërkohen përforcime.

Emri më i fundit në listën e drejtuesit është ai i Hatem Ben Arfa. Francezi vazhdon të mbetet një lojtar i lirë, pasi që pas largimit nga Rennes në përfundim të sezonit të shkuar, nuk ka arritur të sistemohet në asnjë klub tjetër, pavarësisht se ofertat në drejtim të tij nuk kanë munguar.

Ben Arfa kërkohet edhe nga klubet franceze si Nice apo Nantes, por të luajë në një kampionat si Seria A, mund të jetë një sfidë intriguese për vet lojtarin që më parë ka provuar të luajë për Lyon, PSG apo Newcastle.

(Kosova Sot Online)