Munishi: Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës nuk na bën më të fortë

  • 18 nëntor 2019 - 22:15
Munishi: Bashkimi i Shqipërisë dhe Kosovës nuk na bën më të fortë

Kombëtarja e Kosovës është mposhtur mbrëmë me rezultat 0:4 nga Anglia në kuadër të ndeshjes së fundit eliminatore për ‘Euro 2020’.

Në ndeshjen e zhvilluar në ‘Fadil Vokrri’, futbollistët e Kosovës e mbyllën me humbje cikllin eliminator për Kampionatin Evropian ‘Euro 2020’.

Kohëve të fundit ka pasur një debat të gjerë në lidhje me Kombëtaren e Shqipërisë dhe Kombëtaren e Kosovës.

Trajneri i mirënjohur kosovar Ismet Munishi mendon se me bashkimin e Kombëtares shqiptare dhe Përfaqësueses së Kosovës nuk e bën një Kombëtare të fuqishme.

“Ne të bashkuar në një Kombëtare nuk do të thotë që jemi më të fortë, duhet vetëm të punojmë”, tha Munishi në media.

“Nuk kemi pasur as stadium që 20 vite dhe jemi shkuar në Shkodër për t’i shikuar ndeshjet”.

“Tutje, as nuk duhet të politizohen çështjet e kalimit të futbollistëve te Kosova apo Shqipëria”.

(Kosova Sot Online)