UFC afër ta finalizojë përballjen në mes të Derrick Lewis dhe Ilir Latifit

  • 19 November 2019 - 08:48
UFC afër ta finalizojë përballjen në mes të Derrick Lewis dhe Ilir Latifit

UFC është shumë afër që ta finalizojë një përballje në mes të Derrick Lewis dhe Ilir Latifit.

Kontrata ende nuk është nënshkruar, por thuhet se që të dy boksierët janë pajtuar që të përballen mes vete.UFC ende nuk e ka konfirmuar se në cilin stadium do të zhvillohet përballja e 8 shkurtit, por që besohet se do të jetë në Houston. 

Lewis që ka 22 fitore dhe shtatë humbje është nga Houston, derisa në nëntor fitoi me një vendim unanim të jurisë ndaj Blagoy Ivanov.

Para kësaj fitoreje, 34-vjeçari ishte disa probleme me lëndim në gju. Lewis kishte mbetur i lënduar që nga përballja me Daniel Cornier në vitin 2018.

Latifi në anën tjetër ka 14 fitore dhe shtatë humbje derisa po planifikon të futet në kategorinë e rënëdë, për herë të parë në karrierën e tij.

Boksiqeri shqiptar në dy meçet e fundit ka pësuar humbje nga Corey Anderson, respektivisht Volkan Oezdemir, por që shpreson në fitore ndaj Lewsi.

(Kosova Sot Online )