Messi, pasi Cavani i kërkon të rrihen: Kurdo që të duash

  • 19 November 2019 - 11:29
Messi, pasi Cavani i kërkon të rrihen: Kurdo që të duash

Për të dytën herë brenda vetëm disa ditëve, Lionel Messi e pati një zënkë në fushën e lojës me një kundërshtar. Por, ylli i Barcelonës ishte shumë afër të rrihej me Edinson Cavanin këtë herë.

Të premten, trajneri i Brazilit, Tite, pretendoi se Lionel Messi i kishte thënë atij ta mbyllte gojën, gjatë përballjes që Argjentina e fitoi falë golit të shënuar nga Messi afër fillimit të ndeshjes.

Të hënën, gjatë ndeshjes mes Argjentinës dhe Uruguait, Messi arriti ta zemërojë Cavanin edhe më shumë.  Ata të dy u përfshinë në një zënkë në fushë, ndërsa gazeta Ole raporton se sulmuesi i PSG-së u kërkoi kundërshtarit të tij të rrihen.

Në përgjigje, pesë-herë fituesi i Topit të Artë i tha: “Kurdo që të duash!”.

(Kosova Sot Online)