Platini këshillon Juventusin ta blejë Mbappen: Ai është i përsosur për Juven

  • 19 November 2019 - 12:41
Platini këshillon Juventusin ta blejë Mbappen: Ai është i përsosur për Juven

Kylian Mbappe do të ishte transferimi i përsosur për Juventusit sipas Michel Platinit, mirëpo legjenda e bardhezinjtë dyshon se kampioni i Serisë A do të mundë ta përballojë transferimin e yllit të Paris Saint-Germainit në aspektin financiar.

{425180/}

Në moshën vetëm 20-vjeçare, Kylian Mbappe është bërë njëri ndër futbollistët më të kërkuar nga klubet e mëdha të Evropës për shkak të talentit të tij të dëshmuar në skenat më të mëdha të futbollit botëror.

Paris Saint-Germaini i shpenzoi 180 milionë euro për ta transferuar atë nga Monaco, mirëpo ata s’pritet ta kenë të lehtë ta mbajnë fituesin e Kupës së Botës me Francës në Parc des Princes.

Lajmet për interesimin e Real Madridit për ta transferuar francezin s’kanë të ndalur, përderisa edhe çdo klub tjetër i madh në Evropë do ta mirëpriste mundësinë për ta sjellë Mbappen në skuadrën e tyre.

Juventusi është në mesin e klubeve që besohet se është tunduar nga paraqitjet e Mbappes, për të cilin Platini beson se është duke i ndjekur hapat e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos.

“Më pëlqen vërtet shumë Neymari. Dhe pastaj e kemi këtë djalosh që luan me të në Paris Saint-Germain, që s’është i keq…”, tha Platini.

“Mbappe, për të e kam fjalën! Ai mund të jetë ylli për dhjetë vjetët e ardhshme. Do t’ia sugjeroja atë çdokujt. Nuk e di nëse Juventusi mund ta transferojë atë për momentin dhe do të jetë edhe më e vështirë në të ardhmen, për shkak se vlera e tij do të rritet”.

(Kosova Sot Online )