Luis Enrique emërohet sërish trajner i Kombëtares së Spanjës

  • 19 nëntor 2019 - 13:13
Luis Enrique emërohet sërish trajner i Kombëtares së Spanjës

Luis Enrique është riemëruar në postin e trajnerit të ekipit kombëtar të Spanjës. Lajmin e ka konfirmuar presidenti i Federatës së Futbollit të Spanjës, Luis Rubiales.

Pas rreth një viti në postin e trajnerit të “Furisë së Kuqe”, Luis Enrique e la poston e trajnerit të Spanjës në qershor, pasi vajza e tij, e cila vdiq në gusht, u diagnostikua me kancer.

Pasi fillimisht e kishte marrë postin e trajnerit të përkohshëm të Spanjës, ndihmësi i 29-vjeçarit, Robert Moreno, u emërua trajner permanent i Spanjës, pasi i fitoi tri nga po aq ndeshjet e para të zhvilluara.

Nën Morenon, Spanja arriti të kualifikohet në EURO 2020 si fituese e Grupit F, duke e mposhtur Rumaninë me rezultat 5:0 në ndeshjen e fundit kualifikuese të hënën në mbrëmje.

Burimet e AS, të afërta me Morenon, thonë se ai ndihet i përdorur dhe i tradhtuar nga Enrique dhe Rubiales.

Pasi që e kishte marrë vesh për shkarkimin e tij të hënën, Moreno nuk u paraqit për konferencën për shtyp pas fitores 5:0 të Spanjës kundër Rumanisë, që ia siguroi Spanjës kualifikimin në EURO si fituese e Grupit F.

42-vjeçari thuhet se nuk kishte qenë në gjendje të përshtatshme për t’u përballur me mediat në Wanda Metropolitano. Ai kishte qenë shumë i emocionuar në fjalimin e tij në zhveshtore, kur u tregoi lojtarëve se koha e tij në Kombëtare po merrte fund.

(Kosova Sot Online )