Çka po i mungon Arbër Zenelit!?

  • 19 nëntor 2019 - 13:43
Çka po i mungon Arbër Zenelit!?

Arbër Zeneli e ka postuar një fotografi në rrjetet sociale, ku shihet duke luajtur në fanellën e Reimsit. Në përshkrim, futbollisti kosovar thotë se i mungojnë momentet kur luante dhe shkëlqente.

Arbër Zeneli po i mungon shumë Përfaqësueses së Kosovës, por edhe ekipit të tij, Reims.

Por, mungesa gjithsesi se është reciproke.

Edhe futbollistit kosovar po i mungon shumë ekipi kombëtar i Kosovës por edhe ekipi i tij.

Së fundmi, ylli kosovar e ka postuar një fotografi në Instastory, ku shihet duke luajtur në fanellën e ekipit francez.

“Më mungon kjo”, ka shkruar Zeneli, të cilit po i mungon fusha e blertë, futbolli, asistimet dhe golat.

Pa dyshim, lëndimi i tij i rëndë i pësuar në ndeshje me Malin e Zi i ka kushtuar Kosovës pasi ai ishte lojtari më i mirë i “Dardanëve” në atë kohë.

Kosova shpreson ta ketë në dispozicion atë në muajin mars të vitit 2020 në ndeshjen gjysmëfinale të “Play-Offit” të Ligës së Kombeve ndaj Maqedonisë së Veriut.

(Kosova Sot Online)