Bonucci kontratë të re me Juventusin

  • 19 November 2019 - 16:37
Bonucci kontratë të re me Juventusin

Leonardo Bonucci do të nënshkruajë kontratë të re me Juventusin, e cila do ta mbajë atë në klub deri në vitin 2024.

Bonucci iu ribashkua Juves nga Milani verën e vitit 2018, duke nënshkruar kontratë pesëvjeçare.

Por tani, sipas Gazzetta dello Sport dhe Sky Sport Italia, mbrojtësi italian ka arritur marrëveshje me klubin për zgjatjen e kontratës për edhe një vjet tjetër.

Ka mundësi që 32-vjeçari të përfitojnë edhe rritje rroge falë rinovimit të kontratës.

(Kosova Sot Online)