Zyrtare: Bonucci vazhdon me Juventusin deri më 2024

  • 19 November 2019 - 17:43
Zyrtare: Bonucci vazhdon me Juventusin deri më 2024

Juventusi ka njoftuar se Leonardo Bonucci ka nënshkruar kontratë të re, e cila do ta mbajë atë në klubin bardhezi deri më 2024.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, kampioni italian njoftoi se Bonucci e ka zgjatur marrëveshjen me klubin për edhe një sezon tjetër.

Bonucci iu ribashkua Juves nga Milani verën e vitit 2018, duke e rifituar menjëherë vendin e titullarit dhe e fitoi edhe një titull tjetër të kampionit.

Ai është promovuar po ashtu, duke e marrë shiritin e kapitenit derisa Giorgio Chiellini të riaftësohet nga lëndimi i rëndë.

Me marrëveshjen e re, ai do të jetë lojtar i Juves deri në moshën 37-vjeçare, si dhe do të fitojë pagë vjetore në vlerë 6 milionë euro, që është një rritje e vogël nga 5.5 milionë euro sa e kishte deri tani. 

(Kosova Sot Online)