Ruiz – Joshuas: Më godite me fat, por s’më lëndove aspak

  • 19 November 2019 - 19:30
Ruiz – Joshuas: Më godite me fat, por s’më lëndove aspak

Andy Ruiz Jr e ka paralajmëruar Anthony Joshuan se nuk ishte lënduar aspak nga goditjet e tij, të cilat i quajti me fat, në meçin në të cilin meksikani e shkaktoi njërën prej tronditjeve më të mëdha në boks në vitet e fundit.

Joshua ka deklaruar në të kaluarën se e kishte humbur atë meç për shkak të “grushtit me fat – një grusht i dërguar nga zotat”, por Ruiz Jr ka reaguar tani duke e mohuar se ishte lënduar nga rrëzimi në rundin e tretë.

“Ishte një goditje me fat edhe nga ana e tij, po ashtu”, tha Ruiz Jr, duke folur për momentin kur Joshua e rrëzoi në dysheme në rundin e tretë.

“Unë u bëra përtac. Mora një grusht sa hap e mbyll sytë. Thashë me vete: ‘Çfarë ndodhi?’. Nuk më lëndoi sepse rashë ngadalë. Por vullneti dhe zjarri brenda meje nuk u shuan. Desha ta vazhdoja meçin dhe ta fitoja luftën”, tha Ruiz.

Joshua do ta ketë mundësinë t’i rimarrë titujt e humbur atë natë, IBF, WBA dhe WBO, si dhe t’i hakmerret Ruizit për humbjen e vetme që ai ia shkaktoi deri tani në karrierën e tij.

Rimeçi mes tyre do të zhvillohet më 7 dhjetor në Arabinë Saudite.

(Kosova Sot Online)