Zyrtare: Maradona jep dorëheqje nga Gimnasia

  • 19 November 2019 - 20:03
Zyrtare: Maradona jep dorëheqje nga Gimnasia

Klubi argjentinas Gimnasia LP ka konfirmuar se Diego Maradona ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit të ekipit.

Ditë më parë u raportuar se Maradona do të dorëhiqej nëse presidenti i klubit Gabriel Pellegrino nuk do të garonte për t’u rizgjedhur. Kështu edhe ndodhi.

“Maradona nuk është më trajner i Gimnasia”, ka konfirmuar klubi.

“Trajneri i ekipit rezervë Mariano MAssera do ta udhëheqë ekipin kundër Arsenal Sarandi”, thuhet tutje në njoftim.

59-vjeçari u emërua në shtator dhe i kishte ndryshuar gjërat për të mirë, duke i fituar tri nga pesë ndeshjet e tij si trajner. 


(Kosova Sot Online)