Ismajli kërkohet nga klubet italiane

  • 19 nëntor 2019 - 20:53
Ismajli kërkohet nga klubet italiane

Forma e mirë që ka treguar me Hajdukun e Splitit por edhe me kombëtaren shqiptare të futbollit ka bërë që për Ardian Ismajlin të interesohen dy klube shumë të njohura të Serie A.

Duke iu referuar lajmeve që raportojnë mediat kroate për mbrojtësin kuqezi kanë shfaqur interes Atalanta dhe Bologna.

Hajduku kërkon të përfitojë sa më shumë nga kartoni i Ismajlit dhe për ta lënë të lirë synon të arkëtojë minimalisht 1 milionë euro.

(Kosova Sot Online)