Fjalët e para të Mourinhos si trajner i Tottenhamit

  • 20 November 2019 - 08:57
Fjalët e para të Mourinhos si trajner i Tottenhamit

Jose Mourinho ka folur fjalët e tij të para pas marrjes së detyrës së trajnerit të klubi anglez, Tottenham Hotspur.

Tottenhami zyrtarizuar emërimin e Mourinhos si trajner të ri, pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos. “Jam i entuziazmuar që bashkohem me një klub me një trashëgimi kaq të madhe dhe mbështetës të tillë pasionant”.

“Cilësia si në skuadër ashtu edhe në akademi më emocionon”. “Puna me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr”, ka thënë Mourinho pas marrjes së rolit të trajnerit.

Ndryshe, Mourinho është njëri nga menaxherët më të trofeshëm në botë, pasi që ka fituar 25 trofe të mëdhenj gjatë kohës së tij te Porto, Interi, Chelsea, Real Madrid dhe Manchester Unitedi. Ai ka fituar titullin e ligës në katër kampionate (Portugali, Angli, Itali dhe Spanjë) dhe është një nga tre menaxherët që ka fituar dy herë Ligën e Kampionëve, me dy klube, Porton në 2004 dhe Interin në 2010.

Portugezi gjithashtu ka fituar tre herë titullin në Ligën Premier me Chelsean (2005, 2006, 2015).

(Kosova Sot Online )