Serie A premton përdorim më të mirë dhe më transparent të VAR-it

  • 20 November 2019 - 10:50
Serie A premton përdorim më të mirë dhe më transparent të VAR-it

Kryesuesi i gjyqtarëve, Marcello Nicchi, ka premtuar se në Serie A do të krijohet së shpejti një platformë e cila do të lejonte që të gjitha vendimet kontroverse të VAR-it të raportohen brenda ditës.

Trajnerë, kapitenë dhe gjyqtarë në Serie A u takuan dje për ta diskutuar përdorimin e VAR-it në ligën elitare të futbollit në Itali. Marcello Nicchi i siguroi ata se do të ketë më shumë transparencë lidhur me vendimet e ardhshme të VAR-it.

“Ne dëshirojmë që shpejt të organizohemi në mënyrë që të ketë raporte ditore dhe javore për vendimet e marra nga VAR-i”, ka thënë presidenti i Komisionit të Gjyqtarëve në Serie A, pas takimit.

“Çdo javë, ne do ta krijojmë një platformë ku mund të sqarojmë se çfarë ka ndodhur dhe pse ka ndodhur një vendim”.

“Te dhoma e kontrollit të VAR-it, ne do ta hapim një pikë kontakti në mënyrë që incidentet kritike gjatë ndeshjeve të mund të komunikohet menjëherë për publikun”.

Nicchi sqaroi se kjo platformë e re do të mundë t’ia lejojë edhe gjyqtarëve ta sqarojnë veten.

“Nëse atmosfera qetësohet, unë nuk shoh asnjë arsye pse gjyqtarët të mos flasin pas ndeshjeve”, shtoi Nicchi.

“Kur ta kemi teknologjinë në dispozicion, ne mund të flasim për atë që ka ndodhur qysh më parë”.

“Ne ende duhet t’i vlerësojmë gjërat. Ka gjithashtu disa incidente, të cilat Komiteti i Gjyqtarëve duhet t’i analizojë dhe të diskutojë nëse një situatë është gjykuar në mënyrën e duhur apo jo”.

“Ne po punojmë për ta përmirësuar VAR-in në një shpejtësi të mrekullueshëm në Coverciano”. 

(Kosova Sot Online)