Shkëlqeu ndaj Kosovës, e krahasojnë me Zidanen

  • 20 November 2019 - 12:55
Shkëlqeu ndaj Kosovës, e krahasojnë me Zidanen

Harry Winks ka nisur të krahasohet me Zinedine Zidanen pas paraqitjes impresionuese për Anglinë në fitoren 4:0 ndaj Kosovës. Mesfushori ofanziv e realizoi golin e parë në karrierë për “Tre Luanët”.

Harry Winks ishte krahasuar me Andres Iniestan kur ishte fëmijë.

Mirëpo, tash, trajnerët e tij e shohin lojtarin më të përafërt me lojën e Zinedine Zidanet.

Legjenda franceze e kishte drejtuar Francës drejt suksesit në Botërorin 1998 dhe e kishte fituar Topin e Artë po atë vit.

Krahasimet me trajnerin aktual të Real Madridit sigurisht se e bëjnë të ndihet mirë futbollistin.

Ish-trajneri i tij, Russell Small, kishte bërë që ylli i ri i Tottenhamit ta ndërronte pozicionin në fushë dhe aspiratat e 23 vjeçarit u bënë të vërteta.

“Kur luante prapa sulmuesit të fundit, shënonte shumë gola, por ideja ime që ai të luante në mesfushë ishte që ai do të mund të përfshihej më shumë dhe që t’i përdorte aftësitë e tij më shumë”, deklaroi Small për “Daily Mail”.

“Nëse do të ishte dikush me të cilin do ta krahasoja atë do të ishte Zinedine Zidane. Mënyra se si ai mund të shikojë dhe të pasojë, me pasime të shkurta dhe të gjata, ai mund ta kalojë një futbollist po ashtu dhe të shënojë gola gjithashtu”, ka përfunduar ish-trajneri i Winks, i cili e shënoi njërin nga katër golat e Anglisë ndaj Kosovës.

(Kosova Sot Online)