Interi nuk heq dorë nga Giroud

  • 20 November 2019 - 14:02
Interi nuk heq dorë nga Giroud

Sulmuesi francez është i pakënaqur tek Chelsea dhe pritet të largohet prej aty gjatë janarit

Interi nuk e ka ndërmend të heq dorë nga Olivier Giroud.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.

Sulmuesi francez është i pakënaqur tek Chelsea, ku nuk po ka hapësira të mjaftueshme në ekipin e Frank Lampardit.

“Nerazzurri” i kanë nisur tashmë bisedimet me “Blues” për ish-futbollistin e Arsenalit.

33 vjeçarit do t’i skadojë kontrata me të kaltrit në fund të sezonit, por ai është i vendosur për t’u larguar gjatë afatit kalimtar të janarit.

Ideja e tij është që ta gjejë një ekip ku mund të luajë rregullisht në pjesën e dytë të sezonit, në mënyrë që të ketë më shumë shanse për të luajtur me Francën në Euro 2020.

Giroud i ka zhvilluar vetëm dy ndeshje nga fillimi me Chelsean këtë sezon.

Lampard e preferon më shumë Tammy Abrahamin në qendër të sulmit.

(Kosova Sot Online)