Man City e Sterling, bisedojnë për kontratën e re

  • 20 November 2019 - 14:27
Man City e Sterling, bisedojnë për kontratën e re

Kampioni anglez e ka bërë gati një ofertë të majme në kontratën e re për yllin e vetë. “Citizens” duan ta bllokojnë Sterlingun, të cilin e pëlqejnë Real Madridi dhe Barcelona

Manchester City i ka nisur bisedimet me Raheem Sterlingun rreth kontratës së re, shkruan mediumi britanik “Daily Mail”.

Përfaqësuesi anglez e kishte nënshkruar kontratën e fundit me “Citizens” 12 muaj më parë dhe raportohet se ai paguhet afro 350 mijë euro në javë.

Sidoqoftë, paraqitjet e tij kanë arritur në nivelet më të larta këtë sezon dhe City po planifikon ta shpërblejë atë me një kontratë të re.

Gjithashtu, Manchester City e ka ndërmend ta blindojë përfaqësuesin anglez në “Etihad Stadium”, duke e pasur parasysh se për të interesim kanë shfaqur klubet si Real Madrid e Barcelona.

Sterling është sot njëri prej futbollistëve më të mirë në Premierligë.

Së fundmi, ai luajti në stadiumin “Fadil Vokrri” me Anglinë kundër Kosovës.

(Kosova Sot Online)