Juventusi shet lojtarë para se ta blejë Rakiticin

  • 20 November 2019 - 14:45
Juventusi shet lojtarë para se ta blejë Rakiticin

“Bianconeri” po planifikojnë ta “pastrojnë” ekipin para se ta transferojnë mesfushorin kroat. Tre futbollistë janë në listën e largimit nga Torino.

Juventusi po planifikon të shesë mesfushorë para se ta transferojë Ivan Rakiticin.

Sipas mediave italiane, “Bianconeri” duhet ta pastrojnë ekipin dhe më pas të mendojnë për blerjen e mesfushorit kroat.

Ish-futbollisti i Sevillës është i pakënaqur me situatën e tij në Barcelonë dhe do t’ju bashkohej me kënaqësi Bardhezinjve, shkruan “Calciomercato”.

Mirëpo, fillimisht Juve duhet ta shesë së paku një mesfushor dhe në listë të largimit janë futbollistët si Emre Can, Adrien Rabiot e Federico Bernardeschi.

(Kosova Sot Online)