Lajme të mira për Solskjaer, treshja e Unitedit kthehet nga lëndimet

  • 20 November 2019 - 15:35
Lajme të mira për Solskjaer, treshja e Unitedit kthehet nga lëndimet

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer, ka marrë lajm të mira nga stërvitjet e fundit të skuadrës së tij, pasi që tani Luke Shaw, Axel Tuanzebe dhe Nemanja Matic i janë bashkuar skuadrës, pas një kohe jashtë fushës shkaku i lëndimeve.

Manchester Unitedi do të përballet me Sheffield Unitedit të dielën, pas pushimit të ndeshjeve të ekipeve kombëtare, përderisa djemtë e Ole Gunnar Solskjaer do të tentojnë ta fitojnë ndeshjet e dytë radhazi në Premierligës për të parën herë që nga marsi.

Kthimi i mbrojtësit të krahut të majtë, Luke Shaw, vjen si lajmi më i mirë për Solskjaer, pasi që anglezi kishte qenë opsioni i parë në formacionin e Unitedit para se të lëndohej në gusht.

Tuanzebe kishte qenë njëri ndër lojtarët që e mori përgjegjësinë për ta zëvendësuar Shaë pas lëndimit të këtij të fundit, mirëpo edhe ai pësoi lëndim pak kohë më vonë, gjatë kohës kur po bëhej gati për ndeshjet kundër Liverpoolit në tetor.

Ndërkohë, adoleshenti Brandon Williams ka qenë mbresëlënës në pozitën e mbrojtësit të krahut të majtë.

Manchester Unitedi mund ta ketë së shpejti në dispozicion edhe Nemanja Maticin, i cili s’ka luajtur që nga fillim i tetorit, për shkak se mesfushori Scott McTominay po përballet me një lëndim në kyçin e këmbës.

Jashtë stërvitjeve mbeten ende Eric Bailly dhe Timothy Fosu-Mensah i cili po përballet me lëndime serioze, ndërsa edhe Diogo Dalot e ka pasur të pamundur të stërviten bashkë me pjesën tjetër të skuadrës. 

(Kosova Soit Online)