Gnabry në gjurmët e Gerd Muller, shifra të frikshme me Gjermaninë

  • 20 November 2019 - 20:05
Gnabry në gjurmët e Gerd Muller, shifra të frikshme me Gjermaninë

Shifrat e Serge Gnabry-t me kombëtaren gjermane janë për rekord. Sulmuesi 24-vjeçar i Bayern Munich po shkëlqen edhe me fanellën e pancerave duke patur stastika të ngjashme me ato të legjendës Gerd Muller.

Me 3-golëshin që realizoi ndaj Irlandës së Veriut e cila ishte tripleta e dytë me Gjermanin, Gnabry arriti kuotën e 13 golave në 13 ndeshje, me një mesatare prej 1 goli për ndeshje me “Die Manschaft”.

Gerd Muller sot 74-vjeç në karrierën e tij zhvilloi 62 ndeshje me Gjermaninë duke realizuar plot 68 gola.

Që Gnabry të ruajë ritmet e një legjende si Muller do të jetë shumë e vështirë kjo edhe për faktin se Serge nuk është një qëndërsulmues megjithatë me statistikat e deritanishme ish-lojtari i Arsenalit ka kaluar çdo pritshmëri.

(Kosova Sot Online)