“Bale është budalla që u tall me Real Madridin”

  • 20 November 2019 - 22:32
“Bale është budalla që u tall me Real Madridin”

Ish-sulmuesi i Tottenham dhe Manchester United, Dimitar Berbatov, ka thënë se Gareth  Bale gaboi rëndë që festoi me një flamur që e tallte klubin e tij, Real Madridin.

Bale pozoi para një flamuri që thoshte: “Uellsi. Golfi. Real Madridi. Sipas kësaj renditjeje.” Kjo s’u prit aspak mirë nga legjendat dhe tifozët e Real Madridit.

Ai zgjodhi atë flamur tallës ndaj Real Madridit, për ta festuar kualifikimin e Kombëtares së tij Uellsit në Euro 2020.

“Natyrisht ka tensione mes Gareth Bale dhe Madridit”, tha Berbatov.

“Sigurisht, se ai do ta vërë të parin vendin e vet sepse vjen nga Uellsi, por nuk e kuptoj se iu desh të festonte me atë flamur”, shtoi ai.

“Mbase ka qenë një moment emocional apo ndoshta ai nuk e dinte se çfarë kishte në flamur, sidoqoftë, nuk duket mirë dhe mendoj se ishte budallallëk”, përfundoi ai.


(Kosova Sot Online)