Klinsmann: Gnabry dhe Sane do t’i shkatërrojnë kundërshtarët

  • 21 November 2019 - 08:27
Klinsmann: Gnabry dhe Sane do t’i shkatërrojnë kundërshtarët

Anësorët e Gjermanisë, Serge Gnabry dhe Leroy Sane, do t’i shkatërrojnë mbrojtjet e ekipeve kundërshtarë, sipas ish-trajnerit të ekipit kombëtar gjerman, Jurgen Klinsmann.

Anësori i djathtë Gnabry shënoi het-trik në fitoren e Gjermanisë 6:1 kundër Irlandës Veriore të martën në një ndeshje kualifikuese për Euro 2020, duke e ngritur në 13 numrin e përgjithshëm të golave për Kombëtaren në po kaq ndeshje.

Sane, i cili zakonisht luan në krahun e majtë, është i lënduar momentalisht pas dëmtoi seriozisht gjurin në një ndeshje të Manchester City në gusht.

Derisa Sane nuk pritet të kthehet deri në mars dhe mbetet në dyshim për Kampionatin Evropian 2020, Klinsmann thotë se mezi pret t’i shohë ata dy duke e krijuar një dyshe që do t’ua fusë frikën në palcë kundërshtarëve.

“Ne e kemi Serge Gnabry, i cili po kalon nëpër një sezon të madh. Dhe e kemi edhe Leroy Sane, dy forca të mëdha sulmuese që do ta shkatërrojnë çdokënd”, tha Klinsmann. 

(Kosova Sot Online )