Milani nis bisedimet për rikthimin e Ibrahimovicit

  • 21 November 2019 - 08:47
Milani nis bisedimet për rikthimin e Ibrahimovicit

Milani ka hapur bisedimet me Zlatan Ibrahimovicin për një rikthim të mundshëm të sulmuesit veteran në Serie A.

Mediumet Sky Sport Italia dhe ANSA raportojnë që Milani foli me agjentin Mino Raiola rreth mundësisë për të rikthyer Ibrahimovicin për herë të parë të mërkurën. Suedezi do të largohet nga LA Galaxy kur i skadon kontrata e tij muajin tjetër, dhe kuqezinjtë kanë dëshirë të forcojnë skuadrën e tyre në janar pas një fillimi të dobët të sezonit. Megjithëse kërkesat e tij përshkruhen si “shumë të larta”, mediumi italian beson se klubi është i përgatitur t’i ofrojë atij një kontratë 18-mujore. 38-vjeçari shënoi 56 gola në 85 ndeshje për Milanin midis viteve 2010 dhe 2012, duke fituar një Scudetto në sezonin e tij të parë.

Më shumë bisedime midis dy palëve priten të bëhen në ditët në vijim, megjithëse ANSA mendon se Bologna është ende e interesuar. 

(Kosova Sot Online )