Kapiteni i Chelsea: Ia uroj Mourinhos të gjitha të mirat në Tottenham

  • 21 November 2019 - 08:53
Kapiteni i Chelsea: Ia uroj Mourinhos të gjitha të mirat në Tottenham

Kapiteni i Chelsea, Cesar Azpilicueta, ia ka uruar ish-trajnerit të vet, Jose Mourinho, të gjitha të mirat si trajner i ri i Tottenham.

Mourinho u emërua trajner i Tottenhamit të mërkurën, një ditë pasi klubi e shkarkoi trajnerin argjentinas Mauricio Pochettino.

Mourinho e kishte udhëhequr Chelseat drejt fitimit të tre titujve në Premierligë në dy periudhat e tij si trajner në Stamford Bridge, por tani do të kërkojë sukses me rivalin e ish-klubit, Tottenhamin, vetëm 11 muaj pasi Manchester Unitedi e shkarkoi.

Portugezi mund t’i është bashkuar rivalit të Chelsea, por Azpilicueta – i cili e fitoi njërin prej dy titujve të tij në Premierligë nën udhëheqjen e 56-vjeçarit – ia ka uruar të gjitha të mirat atij.

“Mund të flas vetëm për kohën kur Jose ishte me në Chelsea”, tha Azpilicueta për Sky Sports News.

“Me të kemi fituar trofe, por jeta në futboll vazhdon. Ia uroj të gjitha të mirat atij, edhe pse ka shkuar te rivali. Kam kujtime të mira me të dhe kam luajtur shpesh herë nën udhëheqjen e tij dhe kundër tij”, shtoi ai. 

(Kosova Sot Online )