Wilder: Lini telefonat anash, mos rrihni qerpik se do ta mposht Ortizin brenda sekondave

  • 21 November 2019 - 10:53
Wilder: Lini telefonat anash, mos rrihni qerpik se do ta mposht Ortizin brenda sekondave

Deontay Wilder e ka paralajmëruar Luis Ortizin se meçi mes tyre për titullin e kampionit të botës në kategorinë e rëndë në ËBC të shtunën në mëngjes nuk do të zgjasë as sa hap e mbyll sytë.

Wilder i dha boksierit kuban një mundësi të dytë për titullin në WBC në rimeçin që do të zhvillohet këtë fundjavë në Las Vegas, pasi e rrahu atë në një meç fantastik në mars të 2018-es.

Duke folur në një konferencë për media para rimeçit, Wilder tha: “Mos luani qerpik, kjo është luftë dhe ju e dini se çfarë të prisni. Ky meç nuk do të zgjasë”.

“Merrni picat, shkoni në tualet me kohë, mos lejoni që askush t’ju pengojë. Mos e mbani telefonin në dorë, por vendoseni në xhep, sepse nuk dëshironi të jini nga ata që shikojnë në telefon e pastaj e çojnë kokën dhe pyesin ‘Çfarë ndodhi?’”, shtoi ai.

“Siç kam thënë, këta boksierë duhet të jenë të përkryer për 12 runde, unë duhet të jem i përkryer për vetëm 2 sekonda, dhe pastaj sa hap e mbyll sytë ‘bum zemër’, natën e mirë!”, theksoi ai.

“Ndiej se jam më i miri në botë, e di që jam më i miri në botë. E them troç, e them me vetëbesim dhe krenari”, përfundoi ai. 

(Kosova Sot Online)