Zbulohet sa para do t’i fitojë Ibrahimovic në Milan

  • 21 November 2019 - 10:59
Zbulohet sa para do t’i fitojë Ibrahimovic në Milan

Zlatan Ibrahimovic do t’i fitojë 6 milionë euro për 18 muaj në Milan, nëse e pranon ofertën për t’u kthyer te klubi i vjetër në Serie A.

Tani i takon sulmuesit suedez të vendosë përfundimisht, pasi Milani i ka ofruar një marrëveshje gjashtëmujore, me mundësi për ta vazhduar edhe për një vjet, në vlerë gjashtë milionë euro.

38-vjeçari do të largohet nga klubi i MLS, LA Galaxy, në dhjetor dhe kthimi në Milan duket shumë i mundshëm.

Palët e nisen bisedimet gjatë kësaj jave dhe tani raportohet se i takon Ibrës të vendosë. Gazetta dello Sport raporton se Milani i ka ofruar suedezit 6 milionë euro për të qëndruar për 18 muaj.

Më herët u raportua se Ibrahimovic kërkonte 1 milionë euro në muaj, por Milani është i gatshëm t’ia ofrojë atij vetëm 1/3 e kësaj shume. 

(Kosova Sot Online)