Ish-presidenti i Realit: Mourinho e deshi kthimin në Madrid, por u ngop duke pritur

  • 21 November 2019 - 11:46
Ish-presidenti i Realit: Mourinho e deshi kthimin në Madrid, por u ngop duke pritur

Jose Mourinho donte vërtet të kthehej në postin e trajnerit të Real Madridit, por nuk ka qenë e shkruar, sipas ish-presidentit të Los Blancos, Ramon Calderon.

Mourinho u emërua të mërkurën trajneri i ri i Tottenham Hotspur, por Calderon këmbëngul se portugezi ishte lodhur duke e pritur Real Madridin.

Mourinho, i cili ishte i papunë që prje se u shkarkua nga Manchester United në dhjetor të 2018-es, tani punën e trajnerit do ta bëjë në Spurs.

Ai e zëvendëson Mauricio Pochettinon në këtë post dhe e nis aventurën e tretë në Premierligë, pas dy periudhave të kaluara në Chelsea dhe një në United.

Mourinho priste ofertë për një periudhë të dytë në Madrid, por gjiganti spanjoll vendosi ta kthejë ish-trajnerin, Zinedine Zidane.

“Duhet vetëm të shikosh se çfarë ka bërë ai në karrierën e tij: tituj vendorë, tituj në Ligën e Kampionëve. Ai e ka dëshmuar veten si fitues , gjë që është ndër arsyet se Daiel Levy e ka emëruar trajner”, tha Calderon për The Athletic.

“Kujtoj se Jose ka dashur vërtet të kthehej në Real Madridi, por nuk ishte e shkruar. Mbase ai po priste që diçka të ndodhte kur Madridi pati vështirësi në këtë fillim sezon nën udhëheqjen e Zinedine Zidane, por tani e ka mundësinë për ta udhëhequr Tottenhamin”, shtoi ai.

(Kosova Sot Online)