Man Utd e konsideron transferimin e Mandzukicit

  • 21 November 2019 - 16:18
Man Utd e konsideron transferimin e Mandzukicit

“Djajtë e Kuq” e kanë prioritet përforcimin në fazën e sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit

Manchester United e ka prioritet përforcimin në fazën e sulmit gjatë afatit kalimtar të janarit.

“Djajtë e Kuq” po hasin në vështirësi që të vijnë deri tek goli këtë sezon dhe e shohin të domosdoshëm transferimin e së paku një golashënuesi.

Sipas mediumit “ESPN”, gjiganti anglez i ka hedhur sytë kah Italia.

Krahas Edin Dzekos së Romës, klubi nga “Old Traffordi” e do edhe sulmuesin e Juventusit, Mario Mandzukic.

Kroati është i pakënaqur në Torino pasi nuk po ka hapësira të mjaftueshme, prandaj një transferim në “Teatrin e Ëndrrave” mund të jetë i pëlqyeshëm për të.


(Kosova Sot Online)