Pochettino e do Coutinhon gjatë në Bayern

  • 21 November 2019 - 16:31
Pochettino e do Coutinhon gjatë në Bayern

Trajneri argjentinas do të donte ta mbajë gjatë yllin brazilian në “Allianz Arena” nëse e merr në dorë gjigantin gjerman

Mauricio Pochettino po flitet se mund të emërohet trajner i ri i Bayern Munichut.

Dhe, nëse kjo ndodh, trajneri argjentinas duket të jetë i vendosur për ta mbajtur Philippe Coutinhon gjatë në ekip.

Në fakt, ylli brazilian është i huazuar tek gjiganti bavarez, por Bayerni e ka mundësinë e blerjes së tij përfundimtare.

Andaj, me Pochettinon në krye, ish-futbollisti i Interit, Espanyolit e Liverpoolit mund të tregohej i suksesshëm në “Allianz Arena”.

Hans Flick është emëruar trajner i përkohshëm i Bayernit pas shkarkimit të Niko Kovacit në fillim të këtij muaji.

Por, trajneri i deritashëm i Tottenhamit mund të jetë trajneri afatgjatë të cilin po e kërkon Bayerni. 

(Kosova Sot Online)