Mourinho tenton ta mbajë Eriksenin në Tottenham

  • 21 November 2019 - 16:52
Mourinho tenton ta mbajë Eriksenin në Tottenham

Trajneri i ri, Jose Mourinho do të mundohet ta bindë yllin danez të mos largohet nga Londra. Gjithashtu, edhe dy qendërmbrojtësit me përvojë, Jan Vertonghen e Toby Alderweireld

Tottenhami shpreson t’i mbajë lojtarët e rëndësishëm në ekip, mbi të gjitha pas ardhjes së Jose Mourinhos.

Trajneri portugez ka kërkuar që të bindet ylli Christian Eriksen të mos largohet nga Londra.

Lajmin e ka bërë të ditur mediumi britanik, “Mirror”.

Mesfushori danez po e kalon vitin e fundit të kontratës dhe spekulohej se mund të largohet nga nënkampioni evropian gjatë janarit, eventualisht verën e ardhshme.

Por, me ardhjen e “Special One”, gjërat mund të ndryshojnë sa hap e mbyll sytë.

Krahas Eriksenit, Mourinho duket se ka kërkuar që t’ju vazhdohet kontrata edhe mbrojtësve të qendrës, Jan Vertonghen e Toby Alderweireld. 


(Kosova Sot Online)