Lautaro e Haaland, objektivat kryesorë të Barçës

  • 21 nëntor 2019 - 17:08
Lautaro e Haaland, objektivat kryesorë të Barçës

Barcelona po planifikon të përforcohet në fazën e sulmit pas përfundimit të këtij sezoni

Barcelona po planifikon të përforcohet në fazën e sulmit pas përfundimit të sezonit aktual.

Dhe, gjiganti katalunas i ka dy objektiva prioritarë në sulm.

Bëhet fjalë për Lautaro Martinezin dhe Erling Braut Haalandin.

Sulmuesi i Interit dhe ai i Salzburgut shihen si pasardhës idealë të Luis Suarezit në Camp Nou.

32 vjeçari po shkon drejt fundit të karrierës dhe Blaugrana janë në kërkim të një pasuesi afatgjatë të uruguaianit gjatë verës së vitit 2020.

Dhe tash mediat e huaja i kanë zbuluar dy emrat e futbollistëve që i do kampioni spanjoll në ekip për vitet e ardhshme. 


(Kosova Sot Online)