Mourinho: “Presidenti i Real Madridit më do, edhe unë atë”

  • 21 November 2019 - 17:46
Mourinho: “Presidenti i Real Madridit më do, edhe unë atë”

Mourinho e prnaon se është ende në kontakte me njerëzit që e duan në Madrid, derisa thotë se atë e do Perezi.

Jose Mourinho s’do të jetë trajner i Real Madrid, për të cilin u fol shumë në fillim të sezonit, pasi Zinedine Zidane nuk e nisi mirë në stolin e Los Blancos.

Sido që të jetë, ato ishin ndoshta vetëm spekulime, sepse Zizu është i paprekshëm në Madrid dhe në anën tjetër, Mou është bërë me skuadër të re.

Ai është emëruar trajner i Tottenham, pas shkarkimit të Mauricio Pochettinos.

I pyetur për kontaktet me Real Madridin gjatë kohës sa ishte pa klub, Mou është përgjigjur: “Nëse doni, mund t’i thërrisni njerëzit e mi në Real Madrid, kam shumë miq atje. I pari është presidenti, ai më do dhe unë e dua”.

“Jam krenar që prapa kamë lënë marrëdhënie të mira. Dje kam pranuar 50 mesazhe nga njerëzit e Manchester United, persona të klubeve të shumta. Kjo është më e rëndësishme para medaljeve dhe trofeve”.

(Kosova Sot Online)