Moreno: “Nuk e di pse s’më do Enrique, nuk e di çfarë ka ndodhur”

  • 21 November 2019 - 20:18
Moreno: “Nuk e di pse s’më do Enrique, nuk e di çfarë ka ndodhur”

Robert Moreno ka thyer heshtjen pas largimit nga Spanja.

Vendin e tij do ta zërë Luis Enrique, që do të rikthehet në stol disa muaj pasi i vdiq vajza e tij nëntë vjeçare e cila kishte vuajtur nga kanceri në eshtra.

Kur u pyet se përse Enrique nuk e do si trajner të dytë në rikthimin e tij te Spanja, ish-trajneri u përgjigj: “Nuk e di, pyeteni atë”.

Më pas, ai shtoi: “Mendoj se më e mira është që gjithçka të mbetet mes besh. Nuk kam çfarë të them, sepse nuk mendoj se do të ishte mirë për askënd. Fillimisht s’do të ishte mirë për mua dhe unë momentalisht mendoj për veten time”.

(Kosova Sot Online)