Neymar kthehet pak ditë para ndeshjes me Realin, Mbappe është i sëmurë

  • 21 November 2019 - 20:45
Neymar kthehet pak ditë para ndeshjes me Realin, Mbappe është i sëmurë

Neymar, Cavani dhe Mbappe – që të tre pritet të jenë gati, dhe ndoshta edhe të startojnë të martën mbrëma në Champions League kundër Real Madridit. Ata munguan në fitoren e PSG-së 3-0 në ndeshjen e parë në Francë.

Neymar do të rikthehet në aksion për Paris Saint-Germain kundër Lille të premten, por kampionët e Ligue 1 mund të jenë pa Kylian Mbappen.

Lajmi është konfirmuar nga trajneri, Thomas Tuchel.

Por, përveç Neymar, edhe Mbappe do të jetë plotësisht gati për të startuar në Champions League kundër Real Madridit, ashtu si edhe sulmuesi Edi Cavani. Që të tre kishin munguan në fitoren 3-0 të PSG-së në takimin e parë.

“Neymar ndjehet mirë”, tha Tuchel. “Ai është stërvitur mirë dhe do të grumbullohet për ndeshjen e nesërme, por s’do të jetë në gjendje të luajë 90 minuta”.

“Ai do të na sjell më shumë kualitet në skuadër. Kur ai është me ne, jemi shumë të rrezikshëm. Kjo është e nevojshme nëse duam të fitojmë”.

“Lille, Real Madrid dhe Monaco janë tri sfidat e radhës për ne”.

“Mbappe? Ai kishte ethe, duhet të fillojë stërvitjen sot, kështu që duhet të presim”, tha Tuchel, që do të jetë pa mesfushorët; Marco Verratti (probleme me gju) dhe Ander Herrera (kofshë). 

(Kosova Sot Online)