Hazard: E kam refuzuar disa herë PSG-në

  • 21 November 2019 - 22:12
Hazard: E kam refuzuar disa herë PSG-në

Eden Hazard thotë se kurrë nuk e ka konsideruar mundësinë që t’i bashkohet Paris Saint-Germainit, pavarësisht se gjiganti i Ligue 1,  vazhdimisht ka tentuar për ta transferuar nga Chelsea.

28-vjeçari kaloi 7 vite në Premierligë me Chelsean, para se të lë transferohet në Real Madrid, deri më parë e kishte veshur fanellën e Lille në Francë.

“Ata [PSG] shpesh dëshironin të më rrëmbenin”, tha Hazard për L’Equipe.

“Nuk doja të kthehem në Ligue 1, dhe jo te një tjetër klub që nuk është Lille. Gjithmonë u kam thënë atyre jo”.

“Në kokën time ka qenë e qartë. Ata janë klub që mund të më kishin ndihmuar të fitojmë Champions Leaguen. Por, nuk ishte në planet e mira. Nëse ndonjëherë kthehem në Ligue 1, do të jetë për Lille”, shtoi mes tjerash Hazard. 


(Kosova Sot Online)